×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari thotë se Bajrami është ndryshe në gurbet

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 12:44

    Nail Hoxha është mërgimtari i cili erdhi nga Franca për të festuar Kurban Bajramin në Kosovë.


    Ai këtë udhëtim e bëri bashkë me gruan e tij, me të cilën janë gati të presin mysafirë për këtë festë.

    “Kam ardh me gjithë shoqen, sot prita mysafirë për urime, por deri tash nuk erdhi askush, e dola në qytet”, tha Hoxha.

    Mërgimtari tregon se atmosfera familjare e festës nuk dallon as kur e festojnë në Francë, përcjell klankosova.

    “Atmosfera nuk dallon në mesin tonë, në mesin e shqiptarëve, se kemi të njëjtat zakone”, shtoi ai.

    Por, Hoxha thekson se atmosfera e përgjithshme ka një dallim të madh.

    “Atje jemi një pakicë e vogël edhe shihemi shumë rrallë më njëri-tjetrin se jemi edhe të shpërndarë, por pothuajse në çdo qytet ka shqiptarë”.

    Tutje, ai shtoi se që nga viti 1999 vjen pothuajse çdo vit në Kosovë, ku edhe i kalon pushimet verore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!