×
  • Lajme
  • Lajme

    5 të vdekur e 160 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 15:00

    Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 160 raste të reja.


    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.039 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.751.

    Njoftimi i plotë:

    22 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 6.751.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!