×
  • Lajme
  • Lajme

    50 të vdekur vetëm për 6 muaj në aksidente, por këtij shoferi nuk i bën përshtypje – tejkalon në vijë të plotë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 19:38

    Ditëve të fundit janë shtuar aksidentet me fatalitet nëpër rrugët e Kosovës.


    Por përkundër thirrjeve për kujdes të shtuar nga ana e Policisë së Kosovës, shoferët e pakujdesshëm vazhdojnë të thyejnë rregullat dhe të rrezikojnë të tjerët në trafik.

    Një rast të tillë të tehkalimit në vijë të plotë e ka dërguar sot edhe një lexues i Gazetës Online “Reporteri.net”.

    Ngjarja sipas tij ka ndodhur në rrugë Prishtinë-Podujevë:

    Kujtojmë se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij vitit 50 persona kanë vdekur në aksidente komunikacioni.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka thënë se ka rritje të aksidenteve në trafik, ndërsa sipas tij situata është e keqe dhe si e tillë është e papranueshme.

    Ai ka bërë të ditur se që nga muaji janar i këtij viti deri në ditën e djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 170 mijë gjoba të trafikut.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 1 janar 2021 e deri më 7 qershor në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente fatale.

    Jeton Rexhepi nga divizioni për komunikacion rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë se krahasimet e aksidenteve i kanë bërë me vitin 2019, pasi që viti 2020 ka qenë pandemi dhe ka pasur mbyllje.

    “Nga 1 janari 2021 e deri më tash 7 qershor kanë ndodhur 44 aksidente fatale, kurse në vitin 2019 kanë në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 31 aksidente fatale. Në këtë periudhë kanë humbur jetën 50 persona, kurse në vitin 2019 kanë humbur jetën 37 persona”, deklaroi ai.

    Ndërkaq, Drejtori Mehmeti tha se janë disa masa afatmesme që pritet të ndërmerren, ndër të cilat është edhe ndryshimi i Ligjit për sigurinë rrugore.

    Ai ka paralajmëruar se do të bëhet edhe digjitalizimi i sistemit, dhe kështu të mundësohet shqiptimi i gjobave pa ndalur fizikisht personin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!