×
  • Lajme
  • Lajme

    6 persona të vdekur në 24 orët e fundit me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 23:29

    187 raste të reja janë konfirmuar sonte me coronavirus, kurse 103 persona të shëruar.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i personave të vdekur ka shkuar në 108, që i bie edhe 6 persona të tjerë të prekur me Covid 19 kanë humbur jetën në 24 orë e fundit, shkruan Reporteri.net.

    “Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

    Por IKSHP nuk ka dhënë detaje as për moshën e personave që kanë vdekur, siç njoftonte më parë.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2901381949989790?__xts__%5B0%5D=68.ARAeUYZANO7AoQm4aDCoKyqj5PAi5dwQnxx_yTEu9P5QxYoq0B1LLmJbgGcw2eSYlr3sR6sh-AcXaeMJ78VC3Oapq_DNrfS2CrA6IToSpkscc_BVUOkY7rGs31rNNc_FkhyT_zALJRByOKOcH-B3mfNERvM_9091GyrVBF1UpVxxqdRR_c0y_G4I_YY9Ar0rPZxjDtXcsseDruV9sla4AeQAv_CNaw7QBfTn7q1olu09-BH-tm_yrVGaY1Bu5DOb__SVAWguNu2QrS6nLiPVxC-7q_co-6xrEKr3WTZ2118lMMiMKD-4zHEG8EWd0EdqSKS401o8a5YQbVbXKfyQiQ&__tn__=-R

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!