×
  • Lajme
  • Lajme

    6 raste pozitive e 2 të shëruar

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 20:24

    Në Kosovë kanë nisur të lehtësohen masat e vendosura kundër coronavirusit. Ndërkohë rastet po vazhdojnë, ndonëse në numër shumë të vogël.


    IKSHP ka njoftuar se sot janë shënuar 6 raste pozitive dhe 2 të shëruar.

    “Më 25 maj 2020 janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë). Sot më 25 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste. Nga data 08 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë gjatë ditës është shënuar edhe një vdekje, një 59 vjeçar nga Prizreni që kishte edhe sëmundje të tjera./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!