×
  • Lajme
  • Lajme

    6 rrahjet e bujshme në politikën kosovare

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 16:02

    Politika kosovare ka pordhuar shumë skena dhune. Rrahjet nepër takime partiake, studio televizive, pas emisioneve, në oborrin e Kuvendin, në seanca të Kuvendit kanë qenë imazhi që shpesh kanë ofruar njerëzit e politikës, shkruan Reporteri.


    Një prej rrahjeve të mëdha është ai i nëntorit të 2006 në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
    Vdekja e Ibrahim Rugovës, lideri të saj historic, rriti ambiciet për kreun e partisë. Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci ishin kandidaturat për kryetar të partisë. Në ditën që po votohej aty kishte ndodhur një rrahje e madhe. Në njërën anë kishte qenë Gani Geci që atë kohë ishte mbështetës i Nexhat Dacit dhe në anën tjetër, mbështetësit e Fatmir Sejdiut.

    Prej atëherë, LDK filloi rënien e lirë në vota dhe ndarja ende nuk është rikupëruar si duhet. Sa herë që LDK ka zgjedhje i përmendet “Kuvendi i karrigeve”. Rrahje në LDK ndohen edhe në zgjedhjet e saj të brendshme në vitin 2019 por ato u shtrinë në kuvende të degëve e nëndegëve. Një rrahje e madhe nuk ndodhi.

    Në 2012, kishte pasur një rrahje mes deputetit të PDK-së, Latif Gashi dhe atij të Vetëvendosjes Rexhep Selimit.

    Ata ishin ndeshur në holl të Kuvendit. Në këtë incident ishin përfshirë edhe deputetët Bekim Haxhiu (PDK) dhe Florin Krasniqi (VV). Bekim Haxhiu kishte deklaruar se ishte sulmuar në parking të Kuvendit nga Florin Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri me truprojat e tyre.

    Në mandatin që shkoi , deputetët Xhavit Haliti e Arben Gashi kishin eskaluar duke përdorur fjalor të ashpër mes njëri tjetrit. Ndërsa Xhavit Haliti më vonë shihej që gjatë një votimi në sallë të Kuvendit godet me krahë deputetin tjetër Arben Gashin.

    Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në atë kohë deputet i Vetëvendosjes ishin rrahur gjatë një emisioni në Televizionin Klan Kosova.
    Frashër Krasniqi thuhej se ishte përplasur edhe me deputetin e VV-së, Xhelal Sfecla, pas emisionit Rubikon në KTV.

    Një rrahje tjetër që bëri bujë, ishte ajo mes Dardan Molliqajt nga PSD-ja dhe Haki Abayi nga VV-ja. Rrahja ndodhi pas një debati televiziv në T7. Kamerat treguar përplasen fizike të tyre, ndonëse ishin përpiqur ta paraqitnin si vetëm fjalosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!