×
  • Lajme
  • Lajme

    61-vjeçari nga Gjakova që vdiq në motel gjatë aktit me 21 vjeçaren ishte zyrtar i MBP-së

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 14:10

    Të mërkurën, një 61 vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Gjakovë.


    Në media raportohet se 61 vjeçari ka qenë punëtor i Qendrës për Regjistrim Civil në Komunën e Gjakovës.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima ndodhej në motel me një 21 vjeçare e cila vetë e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se viktima fillimisht është alivanosur.

    “Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në përgjigjen e policisë të dhënë dje për mediat.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 61-vjeçari.

    Kujtojmë se ky nuk nuk është rasti i vetëm kur persona të moshuar kanë vdekur në rrethana të tilla. Raste të ngjashme ka pasur disa herë në Kosovë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!