×
  • Lajme
  • Lajme

    629 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 15:17

    Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet në Kosovë po trajtohen për COVID-19 gjithsej 629 persona.


    Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

    Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 245 raste të reja.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!