×
  • Lajme
  • Lajme

    7 muaj nga zhdukja e mistershme, gjendet pa shenja jete 44 vjeçari nga Podujeva

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 14:45

    44 vjeçari Hetem Deda ga Burica e Podujevës që ishte zhdukur në maj të këtij viti është gjetur i vdekur, shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është bërë i ditur nga vëllau i tij, Mehdi Deda, i cili ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në vendlindjen e tij Buricë, në orën 15:00.

    Hetem Dedaj i zhdukur që në maj të këtij viti, për herë të fundit është parë duke hypur në stacionin e autobusëve në Podujevë për të ardhur në Prishtinë.

    Ai udhëtonte çdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për të kërkuar punë. Ai kohë pas kohe arrinte të punonte si punëtor fizik në ndonjë shtëpi private. Ditën kur edhe është zhdukur, babai i dy fëmijëve, ishte nisur për punuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!