×
  • Lajme
  • Lajme

    7 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 8:19

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë kryer 19 operacione, teksa trajtim emergjent morën 176 persona.


    24 pacientë të cilët morën trajtim emergjent, u shtrinë për trajtim të mëtutjeshëm.

    Gjithashtu në këtë spital po vazhdojnë të trajtohen 22 pacientë të prekur me virusin COVID-19.

    “1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Gjatë kësaj kohe në Spitalin e Pejës u kryen katër lindje, 1 foshnje e gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

    “246 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza.93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 37 Rëntgen, 39 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!