×
  • Lajme
  • Lajme

    70% e votave të numëruara: VV me 55 ulëse në Kuvend, PDK 20, LDK 16, AAK 9

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 22:57

    Nga numërimi i gati 70% të votave, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve do t’i ketë 55 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit, më 48,22% të votave në zgjedhje.


    Sipas të dhënave të KQZ-së, e cila ka publikuar rezultatet e 69,27 përqind të vendvotimeve, VV-ja pasohet nga PDK-ja, më 17,69% të votave. Rrjedhimisht, partia e që aktualisht po drejtohet nga Enver Hoxhaj del t’i merre 20 ulëse në Kuvend, 35 sosh më pak se partia e Albin Kurtit.

    LDK, si partia e tretë, me një rënie të jashtëzakonshme në zgjedhje, sipas të dhënave aktuale nga KQZ-ja merr 16 ulëse në Kuvend, më 13,47% të votave, shkruan Reporteri.net.

    9 vende në Kuvendin e ardhëm po i siguron AAK-ja e Ramush Haradinajt, më 7.64% të votave.

    NISMA, ashtu siç pritej, do të jetë jashtë Kuvendit.

    Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

    Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 1650 vendvotime nga 2382 sosh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!