×
  • Lajme
  • Lajme

    76-vjeçari nga Gjakova mbytet në plazhin e Velipojës

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 11:24

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës në Shqipëri.


    Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

    Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë, raporton TCH.

    Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!