×
  • Lajme
  • Lajme

    78 vjeçari i dënuar për vrasje vdes në burgun e Dubravës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 10:12

    Ka vdekur H.B nga Komuna e Vitisë, 78-vjecari që ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.


    Njoftimi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    I njëjti ishte dërguar në Spital dje pasdite.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942. I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.

    “H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!