×
  • Lajme
  • Lajme

    95 kosovarë ishin në aeroplanin drejt Finlandës ku 24 persona rezultuan pozitivë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 12:13

    95 shtetas të Kosovës kanë fluturuar nga Shkupi për në Turku të Finlandës me një aeroplan ku në mesin e 157 pasagjerëve, 24 dolën pozitivë.


    Ndonëse, nuk dihet se kush ishin ata që udhëtuan të infektuar, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, thotë se do të merr informatat e duhura.

    24 personat që dolën pozitivë ishin ndër ata që u testuan vullnetarisht.

    “Në lidhje me informacionin e fluturimit nga Shkupi në Turku të Finlandës, ku sipas autoriteteve finlandeze nga një aeroplan me 157 pasagjerë, pas testimit vullnetar, 24 ishin pozitivë për koronavirus, Ministria e Shëndetësisë pasi kontrolloi informacionin me shërbimet nga Aeroporti i Shkupit dhe policinë kufitare informon se bëhet fjalë për udhëtarët, mërgimtarët, që vijnë në Maqedoninë e Veriut, ose kalojnë në gjithë vendin për shkaqe të ndryshme, pastaj kthehen në punë në Europën Perëndimore, për të cilët leja e qëndrimit ose shtetësia e BE-së nuk zbatojnë kufizime për hyrje dhe dalje nga kufiri tokësor”.

    “Sipas të dhënave të marra gjatë fluturimit të shënuar, shumica e pasagjerëve udhëtuan me pasaportë të Kosovës (95 persona), pasaportë finlandeze (60 vetë) dhe të tjerët janë me pasaporta maqedonase (2) dhe një shqiptare, një bullgare një, estoneze dhe një suedeze”, thotë MSH.

    Ministria e Shëndetësisë pohon se do t’i mbledhë informacionet nga autoritetet finlandeze, kush janë 24 pasagjerë pozitivë, pavarësisht nëse janë disa familje apo janë raste individuale, çfarë lloj testesh u janë bërë dhe Instituti i Shëndetit Publik tashmë po punon për të kontrolluar nëse disa nga udhëtarëve që iu masa e izolimit në vendin tonë nuk e respektuan. Pas marrjes së informacionit në lidhje me ata që dolën pozitivë menjëherë do të njoftoheni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!