×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të dalin pagat me rritje? Flasin nga Ministria e Financave

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 19:49

    Ligji për Pagat, i cili nga disa kategori është kontestuar e disa të tjera janë pajtuar me të, hyri në fuqi nga 1 dhjetori.Derisa pritet që sektori publik pagën e ardhshme ta marrë bazuar në ligjin e ri, janë diku 20 deri 30 mijë punonjës që nuk janë të përfshirë në këtë ligj, raporton KTV.


    Dhe, bazuar në këtë argument, këta punonjës nuk e kanë të përcaktuar koeficientin dhe rrjedhimisht nuk dihet se me çfarë shume do të paguhen.

    Këtë shqetësim e ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit nga Zyra e Thesarit të shtetit.

    Sipas Hilmi Jasharit, Avokat i Popullit, këtu ka ndikuar mosnxjerrja e akteve nënligjore nga ana e Qeverisë para se ligji të hynte në fuqi.Por, në Ministrinë e Financave për këtë çështje nuk kanë dhënë përgjigje duke referuar që për këtë të pyetet Ministria e Administratës Publike.

    Nga zyra për informim e saj vetëm është thënë se për zbatimin e Ligjit për paga, janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor.Sipas Muharrem Shahinit, drejtor i kësaj zyre, mjetet financiare janë në buxhet dhe masa e pagave e buxhetuar është e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare.

    “Për zbatimin e Ligjit për pagat, janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahini.Ligji për paga u dërgua në Gjykatën Kushtetuese për interpretim ligjor nga Avokati i Popullit, institucion ky i cili pranoi ankesa të shumta nga kategori të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!