×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të hiqet taksa para takimit të Parisit? Veseli flet pas takimit me krerët e shtetit

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:23

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  pas takimit që zhvilloi me krerët e shtetit ka thënë se Kosova do të marrë pjesë në takimin e Parisit dhe në çdo takim që ftohet nga miqtë ndërkombëtarë, shkruan Reporteri.net.


    “Kosova është shtet i pavarur dhe kështu do të jetë përjetë, as që do të flitet ndonjëherë për sovranitetin tonë. Ne po flasim për obligimet që Kosova si shtet i pavarur duhet ti marrë ndaj qytetarëve, fqinjëve dhe BE-së. Qëllimi ynë është vetëm një; Kosova në OKB me sovranitet dhe integritet të pacenuar. Kosova do të shkojë edhe në Paris dhe kudo të ftohet”, ka thënë Veseli.

    I pyetur se a do të hiqet taksa para korrikut, kur do të mbahet takimi në Paris, Veseli është përgjigjur se nuk do të marrin asnjë vendim i cili siç është shprehur ai “do të vë në qosh ndonjë nga liderët e vendit.

    “Këto janë pyetje minore, Kosova i ka qëllimet e veta. Nuk kemi ndërmend me marrë vendim që e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës, por as nuk e kemi ndërmend të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit. Këtë punën e taksës largone se e keni ba të madhe. Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe. Taksa është dashur të konsumohet vetëm në raport me Serbinë. Kur e kam propozuar ka qenë përgjigje ndaj Serbisë, jo Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Veseli.

    Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk janë deklaruar për media pas takimit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!