×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë djali i Thaçit kandidat për deputet i PDK-së, flasin nga kjo parti

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 18:48

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se nuk është në dijeni nëse i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, është propozuar si kandidat për deputet në listën e këtij subjekti.


    Megjithatë Gjoshi, deklaroi në Info Magazine, që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Endrit Thaçi do të mirëpritej në PDK, sikurse secili që do të jepte kontribut për të mirën e shoqërisë.

    ”PDK ndjek një procedurë goxha demokratike të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave. Jemi parti që vazhdimisht jemi reformuar dhe ripërtrirë”.

    ”Kemi qenë të hapur ndaj shoqërisë civile dhe mediave”.

    A është e vërtetë që djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti – do t’i hyjë garës për deputet?

    ”Nuk kam informacion të tillë. Të paktën nuk e di nëse dikush nga degët tona e kanë propozuar – por nëse po, do të ishte i mirëseardhur jo vetëm ai por secili që do jepte kontribut për shoqërinë”.

    ”Por nuk besoj! Nuk kemi pasur ndonjë kërkesë të tillë që do të jetë pjesë e listës”.

    ”Është deputetja e nderuar pjesë e listës, Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila është vajza e vëllaut të ish-presidentit Thaçi. Pra është e përzgjedhur për shkak të vlerave të saj që ka dhe është e propozuar nga dega e Obiliqit aty ku dhe jeton”.

    Ai tutje ka sqaruar për procedurat nëpër të cilat kalon struktura e PDK-së deri në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

    ”Ne kemi një lloj procesi që fillon qysh me shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidaturave”.

    ”Fillimisht bisedojmë me kryetarë të degëve, mandej e kanë ato një proces të brendshëm të diskutimit dhe vendimmarrjes. Pastaj është një  numër njerëzish që kanë preferenca karshi PDK-së. Një pjesë të madhe e kemi parë nëpër media”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!