×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të kthehen 2.1 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit?

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 23:03

    Juristët thonë se është pothuajse e pamundur të kthehen 2.1 milionë eurot në thesar të shtetit


    Sa ishte ministre në Ministrinë e Financave Hykmete Bajrami u detyrua të jep një informatë që nuk do donte ta jepte kurrë.

    Megjithatë afër 6 muaj pasi dha këtë informate Bajrami nuk e ka një informacion tjetër. Ish ministrja tha se nuk e din se pse ende ato para nuk janë kthyer në thesarin e shtetit. Këtë Bajrami e tha në mbledhjen e komisionit në Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    Megjithatë ish-ministrja e financave për T7 tha se këtë e tha vetëm si ekonomiste.

    Megjithatë juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore. Ndrecaj gjithashtu tha se këto para është pothuajse e pamundur të kthehen të gjitha.

    E nderkohë edhe ekonomistët thonë se kthimi i këtyre mjeteve është i vështirë.

    Ndërkaq edhe deputeti nga radhët e LVV Eman Rahmani ditë më parë u interesua lidhur më këtë çështje. Ai tregon edhe përgjigjen që morri nga zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti.

    Labinot Gruda me anë të disa transaksioneve nga thesari i shtetit dyshohet se mori 2.1 milion euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!