×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të paguajnë qytetarët 120 euro për testin për Coronavirus, MSH-së tregon si do të përcaktohet çmimi

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 9:34

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar dy udhëzime administrative, të cilat krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike.


    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se ministria nuk e përcakton çmimin për testimet në institucionet private.

    Sipas tij çmimet do të harmonizohen dhe kualiteti do të përcaktojë vëllimin e shërbimeve që do të marrin qytetarët në këto institucione.

    “Tash për tash testet që kryhen në institucionet publike nuk paguhen. Sa i përket institucioneve private, ato i nënshtron konkurrencës, dhe Ministria e Shëndetësisë nuk përcakton çmimin e tyre, mirëpo do të vendoset sigurisht ndonjë tavan, apo do të shkohet drejt asaj që do të harmonizohen çmimet – ku kualiteti do të jetë ajo që do të përcaktojë vëllimin e shërbimeve që do të marrin qytetarët në këto institucione”, ka thënë Hoti për Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!