×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’ia kërkojë VV-ja dorëheqjen Kryeparlamentares Osmani – flet nënkryetarja e partisë së Kurtit

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 16:09

    Vetëvendosje mund të mbetet pa asnjë post të lartë institucional, ani pse doli partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Pavarësisht nëse votohet Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër, kjo parti nuk e ka në plan t’ia kërkoj dorëheqjen kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë për KOHËN se kjo nuk është diskutuar fare në parti, edhe për faktin e bashkëpunimit tejet të mirë me Osmanin.

    “Nuk e kemi diskutuar këtë në parti. Kjo edhe për shkak se me zonjën Vjosa Osmani kemi bashkëpunim në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe në nivel të institucioneve, Kuvend dhe Qeveri. Pra, edhe me kryeministrin Kurti”, ka thënë Nagavci.

    Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, thotë se do të varet edhe nga vullneti i nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, nëse do të vazhdojë të mbetet kryeparlamentare. Vjosa Osmani ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit, pasi ishte propozuar për këtë post nga Vetëvendosje, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje që kjo parti kishte arritur me LDK-në.

    Këto dy parti ndanë rrugët në Qeveri, pasi LDK-ja inicioi mocionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti më 25 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!