×
  • Lajme
  • Lajme

    A e dini cila ministri është kjo?

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 20:22

    Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti ka zvogëluar numrin e ministrive në 15, nga 21 sa ishin në qeverinë Haradinaj.


    Disa ministri janë shkrirë në ministri të tjera, pra brenda një ministrie janë futur edhe një, dy apo tre tjera.

    Rasti më interesant është shkrirja e ministrisë së Punës, asaj të Tregtisë dhe Ndërmarrësisë në një ministri të vetme, në ministrinë e Ekonomisë.

    Kjo ministri ka tashmë një emër të gjatë që vështirë se dikush munda ta mbajë mend: Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, shkruan Reporteri.net.

    Por edhe më interesant është shkurtesa e saj: MEPTINIS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!