×
  • Lajme
  • Lajme

    A e ka Muharrem Nitaj për bashkëpartiakët e tij? Thotë se disa kandidatë për deputet blenë vota me çanta me pare…

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 21:12

    Kandidati i AAK-së për deputet, Muharrem Nitaj, ka akuzuar se disa kandidatë për deputet kanë blerë vota me çanta me pare.


    Reagimi i Nitaj për dallavere e manipulime brenda votës së kandidatëve të AAK-së për deputet, është i treti më radhë që ka dalë sot në publik, nga anëtarët e partisë së Ramush Haradinajt.

    Para tij, duke kërkuar rinumërim të votave, pretendime për parregullsi në rezultatin e votave për kandidatë për deputetë kanë ngritur edhe Gani Dreshaj e Burim Ramadani, shkruan Reporteri.net.

    Por, për dallim nga këta dy të fundit, Nitaj ka thënë se nuk është mirë të hapen kutitë, pasi sipas tij “shumë njerëz duhet të koriten, ndonjëri edhe të shkojë në burg ndoshta, e kështu të prishet darka e qejfit të zgjedhjeve”.

    Ky është reagimi i plotë i Muharrem Nitajt:

    Po thone se shume nga kandidatet, me çanta me pare, i paskeshin blere mandatet e tyre.
    Me vjen keq per ta se jane te mjere.

    Po thone qe edhe shume te tjere paskeshin paguar shume pare e nuk i paskeshin fituar mandatet! Per ta me vjen mire se haram duhet t’i kane pasur!

    Por me se shumti ndiej keqardhje, pse ata qe nuk paten pare e duhej te ishin zgjedhur, nuk e kaluan pragun!

    Kete here nuk ishte koha e tyre!

    Po lexoj se shume nga kandidatet po kerkojne te hapen kutite e te numerohen votat nje per nje!

    Mosni se kjo nxjerr telashe te medha, sepse shume njerez duhet te koriten, ndonjeri edhe te shkoje ne burg ndoshta, e keshtu te prishet darka e qejfit te zgjedhjeve, he mos kofshin!

    Lereni siç eshte , se me mire as qe duhej te ishte!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!