×
  • Lajme
  • Lajme

    A e keni ditur se 22 vjet më parë, gazetat britanike kishin raportuar për “vrasjen” e Baton Haxhiut?

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 18:05

    Para 22 vjetësh, mediat britanike kishin raportuar se redaktori i atëhershëm i Kohës Ditore, Baton Haxhiu ishte vrarë në Prishtinë nga forcat serbe.


    Gazeta “The Independent” kishte shkruar atë kohë se pasi Haxhiu kishte marrë pjesë në funeralin e avokatit të vrarë poashtu nga regjimi i Millosheviqit, Bajram Kelmendi ishte rrëmbyer nga forcat serbe dhe ishte vrarë.

    “Pas pjesëmarrjes në funeralin e avokatit për të drejtat e njeriut të dielën, Bajram Kelmendi, Haxhiu u rrëmbye nga forcat serbe dhe u vra. Ishte e guximshme nga ana e tij që të merrte pjesë në funeralin e shokut të tij duke e ditur edhe vet se jeta e tij ishte në rrezik”, raportin mediat britanike para 22 vjetëve, shkruan Gazeta Express.

    Tutje në raportimin për “vrasjen” e Baton Haxhiut gazetat britanike shkruanin se nuk dihet për fatin e gruas së tij dhe djalit të tij tre vjeçar, poashtu nuk dihet nëse trupi i Haxhiut është varrosur me ceremoni apo është diku buzë rrugës kryesore Prishtinë-Shkup.

    Lajmin për “vdekjen” e tij, gazetari Baton Haxhiu e kishte rrëfyer pas luftës, ai ka treguar se teksa ishte i fshehur në një shtëpi në njërën prej lagjeve të Prishtinës dëgjoi lajmet e BBC-së në radio duke raportuar për “vrasjen” e këtij të fundit nga forcat serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!