×
  • Lajme
  • Lajme

    “A është antikushtetuese drita e kuqe në semafor?”, ironia e drejtorit të IKSHPK për masat

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 12:08

    Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka deklaruar se e drejta universale më e madhe se më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes, është e drejta për jetë dhe se të gjitha masat e ndërmarra kanë për qëllim shpëtimin e jetëve.

    Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin, duke theksuar se virusi nuk ka këmbë andaj nuk duhet dhënë këmbët tona.

    Ai shtoi se nuk mund të bëhet lëvizje e lirë  në të njëjtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave, pasi pasojat i dinë të gjithë.

    Reagimi i plotë:

    Semafori i kuq!

    A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?

    Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!

    Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!

    Pasojën e dini të gjithë!

    Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!

    Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?

    Po pse bëhet kjo?

    Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!

    E drejta për jetë!

    Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!

    Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

    Kjo është shëndetësia publike!

    Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

    Epidemiologia, scientia magnifica!

    Deus salvare nos inscius! Pro bono fure capere!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!