×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë kundër Veliu, Hoti, Selmanaj për Vjosa Osmanin presidente? Kjo është përgjigja e Lumir Abdixhikut

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 14:34

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës.


    Abdixhiku ka thënë se kanë vendosur që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.

    Por kur është pyetur nëse treshja, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, pajtohen me vendimin e Kryesisë që Vjosa Osmani të votohet për president, kryetari Abdixhiku nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, por ka pohuar se pret nga secili deputet ta respektojë vendimin e partisë.

    “Te keni mirëkuptim dhe mos t’i personalizoni gjërat, do të kemi diskutime në vazhdimësi, pres secili deputet të respektoj vendimin e Kryesisë së LDK-së”, tha Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nëse tre deputetët në fjalë nuk respektojnë vendimin e Kryesisë, Abdixhiku nuk ka dashur të japë përgjigje.

    “Nuk komentoj situata hipotetike. Shumica në tërësi kanë mbështetur vendimin e Kryesisë dhe kryesisa vendimin tim. Pjesëmarrja është hapi me normal që ta bëjë një parti për të mos penguar procesin e votës, pastaj vota vendos”, tha Abdixhiku.

    Ai më tej shtoi se LDK pavarësisht numrave di të jetë konstruktive dhe ta vendos interesin e vendit para të gjithëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!