×
  • Lajme
  • Lajme

    A po e shpall kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, Armend Muja?

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 11:41

    Kur Qeveria është votuar e presidenti është zgjedhur, edhe pasfushata e takimet me qytetarët kanë përfunduar për të gjithë politikanët. Por, vetëm një nuk po i ndal takimet.


    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka zhvilluar mbrëmë një takim me dhjetëra qytetarë në një prej lagjeve më të mëdha në Mitrovicë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Iliridë, Muja takoi shumë qytetarë dhe bisedoi me ta, i shoqëruar me deputeten tjetër të VV-së, Vasfije Krasniqi.

    Kjo fushatë e Mujës po konsiderohet si një lloj shpalljeje e kandidaturës për kryetar të Mitrovicës, për të cilën gjë ishte raportuar që para një viti.

    Ndonëse jo zyrtarisht, Muja po takon edhe asamblistë e zyrtarë të partisë në Qendrën e Mitrovicës, por duke mos bërë të ditur arsyen.

    Sidoqoftë, duhet theksuar se muaji prill ishte përmendur si kohë kur do të përcaktohen kandidatët për kryetar të komunave.

    VV-ja, ndërkaq, ka lënë në gjysmë edhe procesin e zgjedhjeve të brendshme. Muja ishte përmendur edhe si kandidat potencial për t’u bërë kryetar i Qendrës së VV-së në Mitrovicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!