×
  • Lajme
  • Lajme

    A po vijnë reshjet e borës? – Ky është moti për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 23:03

    Ditëve në vijim do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, shkruan Prishtina Weather.


    Këto pritet të sjellin më shumë vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu.

    Po ashtu sipas Prishtina Weather, Me shtrirjen e këtyre fushave, nga Mesdheu po depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që kushtëzojnë mot më të butë. Ditën e mërkurë në mbrëmje, pritet të kaloj një front i ftohtë që sjell masa të ftohta ajrore dhe reshje shiu, të cilat më vonë pritet të shndërrohen në reshje bore edhe në vise të ulëta, kryesisht nga rrafshi i Kosovës.

    Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vijim:

    28.01.2020 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.

    29.01.2020 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. Ditën butë, kryesisht me vranësira, mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe shi, që më vonë do të shndërrohet edhe në reshje bore. Erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s, e në mbrëmje nga verilindja 5-10m/s. Indeksi UV: 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!