×
  • Lajme
  • Lajme

    A priten të reshura sot? Ky është parashikimi i motit

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 7:09

    Ditën e parë të shkurtit nuk parashihen të reshura. Mëngjesi do të jetë me ngrica dhe vranësira kalimtare, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

    Sipas Prishtina Weather temperatura minimale zbret në -3C e -1C, e ajo maksimale shënon rritje deri në 6C e 8C.

    Të enjten deri në mesditë do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite priten të reshura shiu, që më vonë shndërrohen në reshje bore.

    Të premten më shumë vransira dhe mundësi për reshje të dobëta bore.

    Të enjten temperaturat maksimale shkojnë deri në 8C e 10C, e në fundjavë zbresin në 2C e 4C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!