×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK akuza ndaj PDK-së: Po bën opozitbërje dyftyrëshe

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 18:56

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, sot në një konferencë për media kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mos prezantimin e planit qeverisës, ndërsa tha se VV e LDK si dy parti që bashkëqeverisin kanë mungesë kohezioni të brendshëm, duke aluduar në qëndrimet për (mos) heqjen e taksës.


    “Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Bytyçi.

    Por ndaj kësaj deklarate të zëdhënësit të PDK-së, ka reaguar Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e quajtur dyftyrësi opozitbërjen e partisë së Kadri Veselit.

    “Përndryshe, kjo opozitbërja e konferencave të PDK-së për mungesën e unitetit në Qeverinë Kurti rreth taksës është dyfytyrësi, dhe nuk bazohet në parim”, ka shkruar Meliza në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/meliza.haradinaj/posts/10163249962865230

    Kujtojmë se SHBA me ngulm po i kërkon kryeministrit Kurti heqjen e taksës, poashtu edhe partneri qeverisës LDK, por ende nuk kreu i qeverisë ende nuk ka marrë një vendim të tillë edhe pse ka paralajmëruar këtë gjë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!