×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK rikonfirmon mbështetjen për propozimin evropian: Le të përmbyllet marrëveshja me Serbinë

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 22:37
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me deklaratë zyrtare pas darkës që pati nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, e dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër.

    Edhe njëherë, AAK ka konfirmuar se e mbështet propozimin evropian, mbi bazën e të cilit po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    AAK vlerëson se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës, pasi thotë se e ka brenda njohjen de-facto.

    “Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, kjo parti ka theksuar edhe qëndrimin e tyre ndaj “disa individëve” që kritikojnë këtë qasje të AAK-së karshi dialogut.

    “I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”.

    “Aleanca dhe gjithë forcat progresive në Kosovë, sot janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë!”, thuhet tutje.

    Kujtojmë se AAK thuajse që nga fillimi është rreshtuar në mbështetje të propozimit evropian, që deklarativisht, për herë të parë, u pranua në Bruksel, më 27 shkurt.

    Për dallim nga AAK, dy partitë tjera të mëdha opozitare – PDK dhe LDK – e kundërshtojnë propozimin, duke thënë se nuk do ta votojnë për ratifikim në Kuvend. /Reporteri.net/.

    Komunikata e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!