×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK shënon 23 vjetorin në Klinë, Haradinaj: Aty ku qeverisim ne, jemi shembulli më i mirë

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 21:07

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Klinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me këtë rast ka thënë se AAK me kryetarin Zenun Elezaj, Klinës i ka dhënë qeverisjen shembullore, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    “Për disa mandate me radhë, Aleanca qytetit të Klinës po i ofron qeverisjen shembullore. Kryetari Zenun Elezaj me ekipin e tij i kanë dhënë shtytje të jashtëzakonshme përparimit dhe zhvillimit të këtij qyteti”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

    Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuuar që AAK-n ta ngrisin si forcën e parë politike në Klinë.

    “Sot, u mblodhëm në shënim të 23-vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në Klinë, për t’i falënderuar gjithë ata që kontribuuan ndër vite, që Aleancën ta ngrisin si forcën kryesore politike në nivelin lokal, të vendosur për të vazhduar me punët e mira për qytetarin.”, është shprehur Haradinaj.

    “Klinë, urime 23-vjetorin e Aleancës!”, uroi Haradinaj./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!