×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Të respektohet jeta njerëzore, të ruhet demokracia

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 13:46

    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.


    Në një komumikatë të lëshuar nga kjo parti, thuhet se puna e palodhshme që po bëhet në secilën komunë të vendit, po reflekton frymën e fitores për AAK-në.

    Gjithashtu, në komunikatë theksohet se “Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”.

    “Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen” – përfundon komunikata e AAK-së.

    Postimi i plotë:

    TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA
    Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit.

    Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.

    Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!