×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Asnjë maune nga Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në dokumente nuk shkruan “Republika e Kosovës”

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 9:45

    Qeveria në detyrë ka marrë vendim mbrëmë që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja reciprociteti.


    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës , Haki Abazi thotë se tani asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    As reciprociteti nuk u bie tamam

    Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova.

    Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157134632080718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!