×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi me disa pyetje pas dakordimit në Ohër: Kush e propozoi Ohrin dhe pse me urgjencë zbatimi i pikës 7?

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 11:50
    Haki Abazi

    Deputeti Haki Abazi ka reaguar lidhur me marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ka shumë pyetje që sillen vërdallë, para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se kush e ka propozuar Ohrin dhe pe jo Prespa, Selaniku apo Vjena, pse Rama nuk ishte në takim, a do të mbahen zgjedhjet e lira në veri dhe kur.

    Ai po ashtu ka pyetur se çka do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit, a ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë, pse është urgjenca për zbatimin e pikës 7 dhe a do të vetëmenaxhohen komunat serbe përmes strukturave të tyre “komunat paralel” që sot i menaxhojnë ato, apo do të shuhen ato dhe do të krijohen tjera.

    Postimi i tij i plotë:

    Pyetje që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:

    Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

    Pse jo Selaniku apo Vjena?

    Pse nuk ishte Rama në takim?

    A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

    Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

    A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

    Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

    A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

    Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!