×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë kombëtare

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 22:13

    Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i VV-së ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Abazi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur edhe një herë ilegale Qeverinë “Koti”, e cila sipas tij është krijuar me qëllim të realizimit të ndarjes së vendit dhe si e tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë.

    Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpritën vetëm me zgjedhje të lira e demokratike.

    As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë. Zgjedhje

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157235631090718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!