×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Vetëm frikacakët nuk shkojnë në zgjedhje

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 17:04

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e përkrahura.


    Abazi ka shtuar se vetëm ata që janë frikacak nuk guxojnë shkojnë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net

    “Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë). Qeveria Kurti është më e përkrahura, Kurti është kryeministri më i besuar.Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve. Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dinë.Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat. Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!