×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott: S’bëhet fjalë për Asociacion njëetnik, i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 16:14

    Nicholas Abbott, Ambasadori i Mbrëtërisë së Bashkuar në Kosovë ka mirëpritur diskutimin për Asociacionin të thirrur nga ambasadori Jeff Hovenier në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Abott thotë se përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tani i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit.

    “Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i SHBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes Dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASMM-së dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka shkruar se inkurajon qeverinë në përparimin e të dyjave, si dhe shton se Kosova është vend multietnik e që komunat e saj do të mbesin multietnike.

    “Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim në të dyja. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik”, shkruan Abott në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!