×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Institucionet e Kosovës të angazhohen që ankthi i familjarëve të të pagjeturve të marrë fund

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 13:15

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka përkujtuar 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.


    Sipas një njoftimi për media, Abdixhiku ka thënë se në pranverën e vitit 1999 Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj.

    “Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës. Ishte viti, kur Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj. Ajo kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, masakroi qindra e mijëra shqiptarë, dogji shtëpi e shkolla dhe dëboi shumë shqiptarë nga vendi i tyre. Ne sot, kujtojmë masakrën e Mejes ku u vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë, por njëkohësisht shënojmë 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai po ashtu tha se masakra e Mejes, 22 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike.

    “Ditë e cila e mobilizoi botën e civilizuar demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri”, tha ai.

    Abdixhiku po ashtu iu bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    “Sot, e 22 vjet shumë familjarëve nuk u përfundoj ankthi i pritjes për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre e që ende nuk dinë se ku prehen. Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë””, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!