×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Koeficient i zbrazjes së Kosovës, goditje e radhës ndaj qytetarëve

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 12:09

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zbardhjes së koeficientit të pagave në sektorin publik.

    Abdixhiku e ka quajtur këtë koeficient si “koeficient të zbrazjes” së Kosovës. Sipas tij, koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik.

    Abdixhiku ripërsëriti se LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125.

    “Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Koeficienti i zbrazjes së Kosovës!

    Në krizën më të madhe ekonomike e sociale ndër vite, Qeveria sërish tregoj pandjeshmëri. Pandjeshmëri ndaj përballjes qytetare, ndaj rritjes së kostos së jetesës, ndaj vet njerëzve të këtij vendi.

    Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit.

    LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend.
    Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!