×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kundër qëndrimit të LDK-së në Qeveri, i vetmi në linjë me Kurtin dhe ministrat e VV-së

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 18:11

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë vërejtur shumë mospajtime në mes të partnerëve qeveritarë VV-LDK.


    Këta të fundit nuk e kanë mbështetur një vendim të qeverisë, të propozuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, për ta refuzuar kërkesën e KQZ’së për mëditje për stafin e KQZ’së dhe PZAP’së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë, shkruan Reporteri.net.

    Në sy më së shumti ka rënë ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, i cili nuk votoi si ministrat e partisë së tij. Abdixhiku u bë ministri i vetëm i LDK-së që votoi PRO.

    Ndërkohë, se LDK-ja kishte mospajtime edhe ndërmjet vete, e tregon hezitimi i ministrit Besian Mustafa. Ai e ngrit dorën pak për të votuar PRO, por kur e sheh zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti e ulë dorën, për ta ngritur në ABSTENIM.

    Kjo gjë shihet në videon e shkëputur nga mbledhja e Qeverisë, në të cilën u morën mjaft shumë vendime, duke përfshirë edhe shkarkimin e Bordit të Telekomit dhe sekretarët e disa ministrive./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!