×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kushtetuta e Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbron integritetin e sovranitetin e Republikës sonë

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:40

    Me rastin e Ditës së Kushtetutës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram urimi.


    “12 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj. Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse”, ka shkruar ai.

    “Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbron integritetin e sovranitetin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë”, tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!