×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Në dialog u bënë lëshime të mëdha

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 20:03
    Lumir Abdixhiku

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të folur mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

    Sipas Abdixhikut, kryeministri Kurti i ka bërë disa lëshime në raport me këtë proces, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ai tha se këto lëshime, jo vetëm se ia hupin Kosovës mundësinë për ta avancuar pozitën e saj shtetërore, por edhe po shndërrohen në kushte të pashmangshme.

    “Sot, mbajtëm mbledhjen e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

    “Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, tha tutje ai. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!