×
  • Lajme
  • Lajme / "Rruga e Re"

    Abdixhiku prezanton zotimet e LDK’së: Për fushën e mbrojtjes, jam takuar me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 21:07

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me 100 zotimet që përfshihen në programin qeverisës të LDK’së.

    Sipas Abdixhikut, “Rruga e Re”, ‘i adreson krizat thelbësore në të cilat është Kosova dhe në thelb e bën kapërcimin nga temat e thata siç janë ato, në projekte konkrete për çfarë qytetarët tanë kanë nevojë”.

    Ai ka treguar se për këtë program janë angazhuar rreth 200 ekspertë, derisa duke folur për zotimet në fushën e mbrojtjes, Abdixhiku ka thënë se për këtë çështje ka pasur takime me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Për çështjen e mbrojtjes, unë kam pas takim me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë, sepse tema ime e mbrojtjes nuk është shumë familjare, por më është dashur të kuptojë qartë edhe vizionin e tyre por edhe idetë që unë i kam si orientim t’i shtroj te ta dhe më pas kam nisur ciklin e takimeve”, ka deklaruar Abdixhiku në Klan Kosova.

    Ndryshe, zotimet e LDK’së në fushën e mbrojtjes janë: 200 milionë euro buxhet për ushtrinë, 2000 ushtarë më shumë, ndërtimi i lagjeve ushtarake, arsimimi ushtarak të futet lëndë obligative në klasët 11 dhe 12, si dhe ndërtimi i kazermave në katër komuna./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!