×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takohet me “mikun e madh të Kosovës” në Kongresin Amerikan, e fton për vizitë

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 22:05

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Abdixhiku ka njoftuar se sot është pritur në takim në Kongresin Amerikan, nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt, të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Abdixhiku, ai është mik i madh i Kosovës dhe në vazhdimësi e ka shtyrë pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane.

    “Në Kongresin Amerikan, u prita nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt. Atij fillimisht i urova rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar. Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!