×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: T’i gëzojmë të mirat e të ndajmë hallet

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 9:07
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.


    Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo festë, kaq e rëndësishme për besimtarët myslimanë, është sinonim i sakrificës, devotshmërisë dhe mirënjohjes për Zotin.

    Lexoni të plotë urimin:

    “Besimtarë myslimanë,

    Me fat Bajramin!

    Kjo festë, kaq e rëndësishme për besimtarët myslimanë, është sinonim i sakrificës, devotshmërisë dhe mirënjohjes për Zotin. Ajo na mëson ndjenjën e mirëkuptimit, dashurisë e respektit për njëri tjetrin. Na mëson përkushtimin ndaj familjes e na rikujton se sa e rëndësishme është dhembshuria e kujdesi për njerëzit në nevojë.

    Këto vlera, kaq njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë gjithmonë.

    Fatkeqësisht, edhe këtë vit – sërish – besimtarët myslimanë e kanë të pamundur të kryejnë pelegrinazhin e Haxhit. Fatkeqësisht, edhe këtë vit, jo pak bashkëqytetarë tanë përballen me vështirësi. Shpresoj, gjithsesi, se përkundër të gjithave, në frymën e traditës sonë fetare, ne do të mbesim afër familjarëve, miqve e nevojtarëve. Të gëzojmë të mirat e të ndajmë hallet. Sepse begatitë e solidaritetit mbesin virtytet tona më të veçanta.

    Zogi i bekoftë familjet tuaja.

    Zoti e bekoftë Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!