×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhikun e presin në Pentagon, ndryshe nga Kurti – “Një ndër pritjet më të rëndësishme të vizitës në ShBA”

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 11:37
    Delegacioni i LDK'së viziton Pentagonin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka shkelur këmbë deri më tash në Pentagon, por Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po, përcjell Reporteri.net.

    Në vazhdën e vizitave të Abdixhikut, ky i fundit njoftoi për pritjen e tij në Pentagon, i shoqëruar nga deputeti i LDK’së, Kujtim Shala dhe anëtarja e LDK’së, Jehona Lushaku.

    “Në Pentagon, tempullin e mbrojtjes së demokracisë dhe vet lirisë. Një ndër pritjet më të rëndësishme të kësaj vizite”, njoftoi Abdixhiku.

    Abdixhiku u takua gjithashtu edhe me zëvendësnihmës sekretarin amerikan të shtetit dhe të dërguarin e posaçëm të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    “Z.Escobar i prezantuam dhe pikëpamjet tona mbi gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-të dhe me partnerët e tjerë”.

    “Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat. Në frymën e diskutimit që pata sot në Departamentin e Shtetit, shpreh edhe një herë shqetësimin tim dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”, shkroi Abdixhiku në Facebook para dy dite.

    Kujtojmë se tre ministrave të qeverisë Kurti iu është mohuar udhëtimi për në ShBA për shkak të situatës në pjesën veriore të vendit.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur se tash për tash “nuk është koha më e mirë që ministrat të udhëtojnë për në ShBA” duke u thirrur në krizën aktuale në vend./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!