×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhikut nuk i mbetet hatri që s’u vendos në dhjetëshen e parë: Numrin e bëj unë, jo numri mua

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 15:55

    Lidhja Demokratike e Kosovës në listën e kandidatëve për deputetë, ka renditur të njëmbëdhjetin Lumir Abdixhikun. Se a i ka mbetur hatri, është përgjigjur vetë Abdixhiku.


    Nga analistët politikë, kjo u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt Abdixhikut, pasi ky i fundit nuk ishte i zëshëm në mbrojtje të partisë, gjatë kohës kur LDK po sulmohej më së shumti.

    Por, Abdixhiku ka thënë se nuk ka kurrfarë hidhërimi ndërmjet tij dhe partisë.

    “Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku për Express.

    Mospërfshirja e Lumir Abdixhikut në dhjetëshen e parë në listën e LDK’së për deputetë u pa si një lloj ndëshkimi i partisë ndaj tij.

    Kjo pas Abdixhiku nuk ishte deklaruar gjatë kohës kur partia e tij po sulmohej pas prishjes së koalicionit me VV’në e Albin Kurtit, në Qeverinë ku Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

    Po ashtu, në Qeverinë Hoti, Abdixhiku nuk kishte marrë asnjë post.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!