×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: PDK do ta shënojë fitoren e radhës, bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 10:12

    Abelard Tahiri nga PDK, ministër në detyrë i Drejtësisë thotë se partia e tij tërësinë e çështjeve të politikës e sheh përmes tërësisë së çështjeve të individit.


    Ai thotë se me Veselin kryeministër do të ndërtohet e ardhmja për shtetin, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Tahirit:

    PDK-ja sot, tërësinë e çështjeve të politikës e sheh përmes tërësisë së çështjeve të individit. Prandaj të ardhmen po e ndërtojmë e do ta ndërtojmë jo vetëm për shtetin dhe shoqërinë si tërësi, por për gjithsecilin si individ.

    Ky mesazh po ndjehet fuqishëm në secilën pjesë të Kosovës, qytet, lagje e shtëpi e veçmas në Prishtinë. Dje Dardania, Kolovica dhe Aktashi ishin pjesë e këtij mesazhi, pjesë e fitores së radhës së PDK-së dhe vizionit të Kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli.

    Bashkërisht po e ndërtojmë të ardhmen, për shtetin dhe gjithsecilin, kudo në Kosovë, e më fuqishëm se kurrë, në kryeqytetin tonë, Prishtinën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!