×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri, PDK: Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:48

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ka reaguar pas liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe të mbajtur sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës.


    Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin.

    “Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!