×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi e shkarkon sërish sekretarin e MI-së, inicion edhe procedurë për shkelje të rëndë disiplinore

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 15:15

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar sërish nga puna sekretarin e Përgjithshëm, të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, pas inicimit të procedurës së shqyrtimit për shkelje të rëndë disiplinore.


    Kjo është hera e dytë që Bytyqi shkarkohet nga Abrashi, pasi ky i fundit e kishte shkarkuar edhe të hënën nga Abrashi.

    Ministria e Punës dhe Administratës e ka kthyer dje në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqin i cili të hënën me vendim të ministrit të kësaj ministrie Arban Abrashi u shkarkuar. MPBA ka vlerësuar se vendimi i Arban Abrashit, është i paligjshëm.

    Por Abrashi sot ka marrë vendim që ta shkarkojë për herë të dytë Bytyqin nga pozita e sekretarit të Ministrisë, ndërsa ka inicuar procedurë për shkelje të rëndë disiplinore.

    Lajmin e ka dhënë MI përmes një njoftimi për media.

    Njoftimi i plotë i MI-së:

    Lirohet nga detyra Izedin Bytyqi, inicohet procedurë e shkeljes së rëndë disiplinore

    Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

    Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021).​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!